​Ngjarjet e datës 8 shkurt

Kosova

​Ngjarjet e datës 8 shkurt

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Komisioni për Çështje të Sigurisë shqyrton nismën legjislative për komisionarin parlamentar për FSK-në. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton planin e punës së komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton propozimin për kryesues dhe anëtarë të Komisionit të Auditimit të KOSTT-it. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:30)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Bordi i ZREE-së mban mbledhjen e radhës. (ZRRE, ora 11:00)

Hapet ekspozita “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” e artistit Luan Tashi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 10:00-18:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat