Është formuar grupi punues për hartimin e projekt udhëzimit administrativ që ka të bëjë me trajtimin e kafshëve endacake.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).
“Është formuar grupi punues për hartimin e Projekt Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – NR.xx/2022 për kushtet teknike të cilat duhet plotësuar qendrat e trajtimit të përkohshëm të kafshëve endacake”, thuhet tutje në njoftim.
Qentë endecakë janë problem kryesisht në kryeqytet.