Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dhurimin e kontingjentit me mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
“Edhe gjysmë milionë doza të vaksinës nga Shtetet e Bashkuara, donacion për vendin tonë. Faleminderit Amerikë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.
Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë `doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kosova pranon mbi 500 mijë vaksina Pfizer, donacion nga ShBA-të
Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.
“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër Covid-19 të siguruar nga presidenti i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi.
Latifi tha se stokut të vaksinave në MSH u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër Covid-19.
“Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai.
Ministri më tutje u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër Covid-19.