Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 148 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,964 tiketa trafiku.
Po ashtu, është njoftuar se janë shkaktuar 33 aksidente trafiku me dëme materiale e 13 me të lënduar si dhe janë arrestuar 27 persona.
Derisa në mbajtje janë dërguar 11 persona.