​Sekuestrohen barna të kontrabanduara në vlerë prej 10 mijë euro

Kosova

​Sekuestrohen barna të kontrabanduara në vlerë prej 10 mijë euro

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 19:10
Ilustrim

Njëstiet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolle në tri barnatore në qytetin e Prishtinës, me ç’rast bëhet e ditur se kanë hasur në barna të ndryshme të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 10 mijë euro.

Në një komunikatë për medie thuhet se malli është sekuestruar dhe është proceduar më tutje në procedurë kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit 080050095.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat