​Moti për dy ditët e ardhshme

Kosova

​Moti për dy ditët e ardhshme

Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Kjo situatë meteorologjike do të na përcjell edhe ditën e enjte, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore.

Të enjten parashihen intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 4 deri minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat