Ftohtë e me erë. Kryesisht me vransira, herë herë me reshje lokale bore, kryesisht përreth viseve malore.
Kështu do të jetë moti për ditën e sotme, njofton Prishtina Weather.
9.03 – Shumë ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
10.03 – Mbetet mot shumë ftohtë e me erë. Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
11.03 – Shumë ftohtë, pjesërisht vranët, ditën dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale me trend të rënies, nga -1C e -4C në fillim të javës deri në -8C, ditën e premte.
Maksimalet ndjeshëm nën vlera mesatare dhe luhaten ndërmjet -1 e 2C.Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga verilindja 4-14m/s.Shtypja atmosferike fillimisht luhatet përreth vlerave normale, e më pas në rritje.