Digjet një shtëpi në Polac të Skenderajt

Kosova

Digjet një shtëpi në Polac të Skenderajt

Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:58
Digjet një shtëpi në Polac të Skenderajt

Sonte rreth orës 18:00 një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt është kapluar nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë shtëpia në fjalë nuk ka qenë e banuar dhe sipas tij për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, është raportuar për zjarr në një shtëpi të pabanuar në fshatin Polac të Skenderaj. Zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.

Më poshtë mund të ndiqni disa pamje pasi zjarri ka kapluar shtëpinë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat