Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 14 mars 2022 Në ora: 07:21
Ilustrim

Ngjarjet e datës 14 mars 2022

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese në të cilën shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Pronari i qendrës Plus Market nga Ferizaj mban konferencë për media lidhur me bllokimin nga Departamenti i Pronës Intelektuale të një kamion me Coca Cola e cila është importuar nga Shqipëria. (Terminali Holandez në Prizren, ora 10:00)  

- Shoqata e Transportit Rrugor Të Udhëtarëve do të bëjnë dorëzimin e padisë për anulimin e vendimit të Ministrisë dhe Kërkesës për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit. (Pallati i Drejtësisë para objektit A, në Hajvali, ora 10:00)

- Inaugurohet Instituti i trajnimit profesional KTC dhe qendrës së tij të resurseve franceze për gastronominë. (Instituti i Aftësimit profesional KTC në Fush Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301​, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Projektligjin për turizmin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Kolegjin AAB mbajnë nesër konferencën 'Diplomacia e Sportit'. (Kolegji AAB në Fushë Kosovë, ora 15:00)

- Shoqata Kulturore “Iliria”, Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojnë simpoziumin me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat