IHMK: Pranvera arriti sot në 16:33

Kosova

IHMK: Pranvera arriti sot në 16:33

Më: 19 mars 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Sot, zyrtarisht ka filluar stina e pranverës, në orën 16:33 e jo siç është rëndom më 21 mars.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku tha se pavarësisht fillimit të stinës së pranverës, temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta.

“Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia. Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, sipas IHMK-së, temperaturat në vend do të shënojnë rritje në mesin e javës, ku minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -4 gradë Celsius ndërsa maksimalet prej 7 deri në 9 gradë Celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat