Pas sulmit ndaj mjekut në Podujevë, reagon Bulliqi

Kosova

Pas sulmit ndaj mjekut në Podujevë, reagon Bulliqi

Nga: A.SH Më: 20 mars 2022 Në ora: 20:12
Shpejtim Bulliqi

Sot është raportuar se në QKMF-në në Podujevë është sulmuar një mjek.

Për këtë ka reaguar, kryetari Shpejtim Bulliqi duke dënuar rastin dhe duke kërkuar nga organet e rendit që të marrin masa ligjore për autorin e sulmit.

Postimi në Facebook:

Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm. 

Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat