Parashikimi i motit për dy ditë

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte, njofton IHMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat