Pacolli: Agjëroj që fëmijë, tani më mungojnë prindërit që agjëronim bashkë

Kosova

Pacolli: Agjëroj që fëmijë, tani më mungojnë prindërit që agjëronim bashkë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 21:34
Behgjet Pacolli

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim sa më të lehtë.

Pacolli, mes tjerash, ka njoftuar se agjëron që fëmijë, teksa tani i mungojnë prindërit, me të cilët agjëronte bashkë.

“Për gjithçka në jetë, i jam gjithmonë mirënjohës krijuesit tonë. Nuk ka muaj më të rëndësishëm për mua sesa muaji i shenjtë i Ramazanit. Uroj të kaloni agjërim sa më të lehtë”.

“Unë agjëroj që fëmijë. Një ndjesi e mirë. Megjithatë, më mungojnë prindërit, me të cilët kam agjëruar gjithmonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat