Pjesëtari i FSK-së dhuron gjak për herën e 33-të

Kosova

Pjesëtari i FSK-së dhuron gjak për herën e 33-të

Më: 9 prill 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Kushtrim Berisha, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këtë të shtunë feston ditëlindjen e tij të 33-të.

Mirëpo, shënimin e ditëlindjes së tij po e bën duke dhuruar diçka nga vetja që është fort jetike për të tjerët.

Në ditëlindjen e 33-të, po dhuron gjak për 33 herë në QKTGJK.

Megjithatë për ta arritur dhurimin e gjakut për 33 herë përkitazi me moshën e tij,  lëngun shpëtues e dhuroi goxha shpesh prej 2011.

E transfuziologia Fetij Daciq tha se edhe ata, të cilët agjërojnë mund të dhurojnë gjak dhe se nuk kanë për çka të ngurojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat