Çelësat i la në kamionetë - hajnat ia morën, por s’ia vjedhin dot drenicasit

Kosova

Çelësat i la në kamionetë - hajnat ia morën, por s’ia vjedhin dot drenicasit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:42
Kamioneta

Një personi nga Klladernica e Skenderajt iu vodh kamioneta të shtunën.

Atë ai arriti ta gjejë tri ditë më pas pasi u has e braktisur në një përrua në Qubrel të kësaj komune.

Pronari nuk dyshon në ndokënd ndërsa thotë se automjeti i tij pësoi disa dëmtime në karoseri.

Dokumentacioni dhe çelësat e Volkswagen T4, ai i linte gjithnjë në veturë, por që nga ky rast kështu nuk do të veprojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat