​Moti gjatë javës që vjen

Kosova

​Moti gjatë javës që vjen

Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, vranësirat e pakta që do të jenë prezent, mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu pas ditës së mërkurë.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës.Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njofitm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat