Ndihmësja e Blinkenit pasdite takohet me Kurtin, me të edhe Gabriel Escobar

Kosova

Ndihmësja e Blinkenit pasdite takohet me Kurtin, me të edhe Gabriel Escobar

Më: 25 prill 2022 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 10:48 më 25.04.2022
Karen Donfried

Ndihmësja e Blinkenit pasdite takohet me Kurtin

Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar pasdite do të shkojnë në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, takimi do të zhvillohet në orën 18:00.

Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, Donfried do ta falënderojë Kosovën për strehimin e afganëve dhe ukrainasve, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet europiane dhe euroatlantike dhe do t’i shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-ja, e të lehtësuar nga BE-ja, me Serbinë, drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

Nga vizita e saj në Kosovë, ajo do të vazhdojë vizitat me disa ndalesa në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Kosovën dhe shtetet përreth javën që shkoi i vizituan tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tilli.

Murphy në Prisjhtinë tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më urgjent se kurrë.

Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e tona të përbashkëta për të vazhduar proceset e Kosovës për t’u bashkua si NATO-s ashtu edhe BE-së. Natyrisht se më shumë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit në NATO dhe tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova që janë në perfieri të një Rusie të vënë në kënd, që këto shtete të kenë mbrojtje”, ka thënë ai.

Senatori Murphy ka thënë se i vjen mirë që Kosova ka pasur përparim në zhvillimin ekonomik dhe në luftimin e korrupsionit.

Diplomatja amerikane sot viziton Kosovën

Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e nis me Kosovën.

Donfried, vizita e së cilës vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më herët, pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat