Mot kryesisht i ngjashëm sikurse ditëve të fundit do të mbajë edhe sot: Diell dhe vranësira të pjesshme.
Nesër (e shtunë) parashihen luhatje në parametrat meteorologjikë duke krijuar mundësi për riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.