​Moti nesër në Kosovë

Kosova

​Moti nesër në Kosovë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdushëm të parametrit të erës”, thuhet në njofitm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat