Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, e ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Hoxhaj tha se e falënderoi babain e Thaçit që edukoi dhe mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar.
“Dihet se prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës e shtëpia është tempulli i familjes. Ky rol, si askujt më shumë, i shkon Bacës Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi dhe odës së familjes së tij!
Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejtë do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës!”.