Deliu për Bajram viziton familjen ku burri e vrau gruan në Skënderaj

Kosova

Deliu për Bajram viziton familjen ku burri e vrau gruan në Skënderaj

Më: 2 maj 2022 Në ora: 16:41
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka vizituar familjen Qerimi nga Llausha e Skënderajt.

Aty, në janar të këtij viti, burri e kishte vrarë gruan e tij. Deliu tha se u takua me tre fëmijët, të cilëve tha se iu uroi “suksese në shkollë, shëndet dhe mbarësi”.

Ajo publikoi një fotografi me fëmijët.

“Jeta i ka sfiduar që të rriten tani me mungesë të nënës. Por, ata mërzinë dhe mallin janë duke e shndërruar në forcë! Ata gjithmonë do ta kenë mbështetjen time ”, shkroi Deliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat