Kryetari i Skenderajt ngushëllon familjet pas aksidentit ku humbën jetën një grua dhe një fëmijë

Kosova

Kryetari i Skenderajt ngushëllon familjet pas aksidentit ku humbën jetën një grua dhe një fëmijë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 18:58
Fadil Nura.

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën një grua dhe një fëmijë 7-vjeçar, ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka ngushëlluar famijet për humbjen e tyre.

Ai ka bërë të ditur se viktimat janë nga komuna e Skenderajt.

“I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë; një nënë e dy fëmijëve dhe një 7-vjeçar”.

“Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve! Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit”, ka shkruar Nura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat