Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 9 maj 2022 Në ora: 06:33
Qeveria e Kosovës

Ngjarjet e datës 9 maj 2022

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojnë një grup artistësh grafiti që punojnë në muralin e Ardhmërisë së Gjelbër dhe Transformimit Digjital. (Rrethrrotullimin kryesor në hyrjen jugperëndimore të qytetit, ora 10:00)

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative dhe të ardhshme. (përpara Grand Hotel, ora 11:00)

- Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në nderim të jetës dhe veprës së tyre, do të mbahen homazhe. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 11:00)

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog do të vizitojë më pas Mini Ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër”. (Shtëpinë e Evropës, ora 12:00)

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog do të marrë pjesë në koncertin hapës të Ditës së Evropës dhe Chopin PianoFest. (Instituti i Historisë “Ali Hadri”. ora 19:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit Evropiani i Vitit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat