Sot vetëm dy të vaksinuar kundër koronavirusit

Kosova

Sot vetëm dy të vaksinuar kundër koronavirusit

Më: 30 maj 2022 Në ora: 16:06
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, vaksinën kundër koronavirusit e kanë marrë vetëm dy persona.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme këtë vaksinë e morën 25 qytetarë.

Në total, numri i dozave të administruara ka arritur në 1,828,982.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me COVID-19, ndërkaq dje nuk ka pasur asnjë rast të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat