Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 06:13
Ilustrim

Ngjarjet e datës 6 qershor 2022

  - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore prezanton hulumtimin “Politikat e taksimit të karbonit - Rëndësia, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Aktivitetet e para në kuadër të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” fillojnë në  në vendlindjen e Mujë Krasniqit – Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. (Çabiq, në ora 11:00)

- Artisti Sokol Plakolli mban konferencë për medie, ku do të prezantojë faktet e vjedhjes së pikëve në konkursin e punës me dëshmi konkrete. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:45)

- Grupi organizativ i Prishtina Pride organizon Javën e Krenarisë me slloganin 'Edhe n'shtet edhe n'familje'. (Ndërtesa e Qeverisë, prej orës 18:00)

- Nis  edicioni i 20-të i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I  këndojmë lirisë”. (Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat