Moti për ditën e sotme

Kosova

Moti për ditën e sotme

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Më shumë gjasa për rrebeshe shiu kanë rajonet e Dukagjinit, Drenicës dhe Anamoraves.

Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat