Alarm për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Kosova

Alarm për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 18:22
Aeroporti

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.

Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9), thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante.

Ndryshe, kohët e fundit janë bërë përditshmëri kërcënimet për vendosjen e mjeteve shpërthyese nëpër institucione të ndryshme në Kosovë, por që të gjitha deri tani kanë rezultuar alarme të rreme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat