Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Java e ardhshme do të nis me mot të nxehtë – kjo pasi masat e nxehta të ajrit janë ardhur nga Afrika e Jugut e kështu do të ndikojnë në rritjen e temperaturave.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të dielën.

Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e martë ku vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat