Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka mbajtur diskutimin e parë publik me qytetarë e kësaj komune.
Gjatë këtij diskutimi është prezantuar puna e qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, derisa ai edhe është përgjigjur duke dhënë sqarimet e nevojshme për interesimet e qytetarëve.
“Fokus i veçantë i yni ka qenë edhe mbrojtja e mjedisit dhe furnizimi me ujë për qytetarët e Komunës së Malishevës, ku jemi duke u angazhuar dhe duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që kemi, në mënyrë që qytetarët të jenë të furnizuar me ujë për pije”, ka thënë Kastrati.
Ai, gjithashtu i ka thënë se “edhe në çështjet sociale janë angazhuar, ku krahas obligimeve ligjore, jemi munduar që të ti mbështesim të gjitha familjet në nevojë e po ashtu edhe familjet që kanë nevojë për strehim”.