Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.
Të premten do të ketë mot më stabil derisa në vikend sërish mot jo stabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.
Sot në orët e pasdites, stuhia ka përfshirë Babushin e Lipjanit me ç’rast ka shkatërruar kulmin e shkollës së mesme të ulët “Ernest Koliqi”.