Kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë

Kosova

Kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 06:28
Ilustrim

Në parashaikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të nxehtë.

Kjo situatë  vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj  te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat