Sot do të kemi mot të nxehtë. Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashihet të ketë shumë orë me diell.
Temperaturat maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.
“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftimin e IHMK.
Ndryshe gjatë kësaj jave, nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara.