E dëshpëruar tej mase që për 23 vite nuk e gjeti vëllain e zhdukur në luftë, ditët e fundit i sollën një fije shpresë Lutfije Hoxhës.
Ky optimizëm u shtua pasi emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente.
Këtë deklaratë ai e dha pasi vizitoi ekspozitën e fëmijëve të vrarë në luftë si dhe Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.
Takimi mes grupeve punuese për të pagjeturit, Lajçak u tha se do mbahet pas takimit të synuar mes Kurtit e Vuçiqit.
E vetë ndërmjetësuesi ri-përsëriti të mërkurën se kjo çështje është prioritet i tij.
Gërmimet në Kizhevak dhe vende tjera ku dyshohet se ka varreza masive, ka kohë që janë ndalur.