2-vjeçarit i shpëtohet jeta në Skenderaj, mjekët i hoqën arrë nga kanali i frymëmarrjes

Kosova

2-vjeçarit i shpëtohet jeta në Skenderaj, mjekët i hoqën arrë nga kanali i frymëmarrjes

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:43
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Jeta e një 2-vjeçari është shpëtuar mbrëmë nga mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Një copë arre i kishe mbetur fëmijës në rrugët e frymëmarrjes ku familjarët me urgjencë e paraqitën fëmijën tek mjekët.

Doktori Bashkim Nura dhe infermierët Sejdi Avdiu e Besim Fejza me profesionalizëm reaguan dhe e hoqën arrën nga kanalet e frymëmarrjes për të kthyen fëmijë në normalitet.

Familjarët e fëmijës kanë përgëzuar mjekët për këtë intervenim të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat