Kemi ardhur për pushime nga Amerika e largët në Kosovën tonë. Po marrim shlirë fyrmë sikurse është e lirë fryma e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Prishtina po e rritë shtetin me ndërtimet urbane.Sa ka ndryshuar përmes jetës së re urbane e pse edhe moderne,kryeqyteti i Republikës së Kosovës!
Ne mërgimtarëve na bëhet zemra mal dhe,e kemi thënë shpeshherë si rregull e pashkruar,në fjalën e gjeneralit të maleve të Kosovës(Isë Boletini):
Ne jemi mirë në diasporën në Amerikë,kur është mirë Kosova...!
Në lagjën e re të Prishtinës(lagjja e re të spitali)takoj njerëzit tanë,ata që deri dje,ua kishte ndalur frymën regjimi i Serbisë dhe pushtetet gjakpirëse të modelit fashist të S.Millosheviq.
Tashti jemi mirë!Jemi në tokën tonë dhe në frymën e lirisë së Kosovës,-thonë ata kur me takojnë.
Në mëngjes,sot,takoj një të moshuar nga Mitrovica.E përshëndes dhe pyes nga jeni...?
Po,jam nga Boletini,-më thotë fjalën shpejt sikurse flasin burrat e Buletinit,ndonëse i pati regjur historia të jenë të shpejtë,syqelë,të patrembur para hasmit...!
Po,si e kemi Boletinin e gjeneralit të maleve të Kosovës të Isë Boletinit,-i them në shenjë respekti.Ai pa një pa dy më kthen përgjigjën burrërore:
Mirë është Boletini,mirë janë malet,por...paksa nuk i kemi mirë punët,-më thotë plaku i Boletinit.
Pse nuk i keni punët mirë,-i them plakut kur pesha e jetës ia dridhte hapat e udhës!
Po,Boletinin e kanë lënë vetë dhe kanë shkuar në qytet.Po,shtëpitë e Boletinit kanë mbetur të boshatisura,thotë plaku me një frymarrje të ngadalshme të jetës.
Para se ndahej,plaku e kthen kokën dhe me thotë edhe ketë fjalë:
Dje isha në Boletin dhe Kulla e Isë Boletinit ishte e mbyllur për vizitorët.Nuk më erdhi mirë që dyert e Kullës së madhe të kombit e të Kosovës të jenë të mbyllura,kur e kur,në ketë verë të pushimeve do të kemi shumë vizitorë nga diaspora dhe nga trojet etnike shqiptare...!
Në dritën e lajmit dhe të fjalës së plakut nga Boletini,do të ishte mirë që pushteti lokal,që e drejton njeriu i respketuar i popullit në Mitrovicë,Bedri Hamza,do të marrë vendimin e duhur,që,Kulla e gjeneralit të maleve të Kosovës të Isë Boletinit mos të jetë e mbyllur për vizitiorët!