Më 9 korrik Kurban Bajrami, bëhet thirrje që qytetarët të therrin kurban sipas rregullave

Kosova

Më 9 korrik Kurban Bajrami, bëhet thirrje që qytetarët të therrin kurban sipas rregullave

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:57
Ilustrim

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirjana Zymberajn.

BIK-u njofton se myftiu Tërnava ka shprehur falënderime për “mbështetjen e vazhdueshme të AUV-it për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve”.

BIK-u dhe AUV-i kanë apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin Kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

Kurban Bajrami këtë vit festohet të shtunën e 9 korrikut.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në AVUK, znj. Ilirjana Zymberajn.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.

Edhe znj. Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës bëjnë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat