Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë seancën e radhës nga ora 13:30.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në rend dite janë gjashtë pika.
Rendi i plotë i ditës:
1. Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.17 dhe 18-2022
3. Aktivitetet e SKQZ-së:
4. Aktivitetet e ZRPPC-së:
5. Raport i Këshillave të KQZ-së:
• Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit “Analizë e adresave – Krahasimet me bazën e të dhënave të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve dhe Departamentit të Gjendjes Civile,
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit “Hulumtimi dhe analizimi i fletëvotimeve të pavlefshme për Zgjedhjet Lokale 2021”,
– Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit “Informimi dhe Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje”.
• Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Shtërpcë.
• Komiteti i Auditimit të Brendshëm të KQZ-së
– Njoftim për aktivitetin e AB për periudhën TM1 2022 ;
– Njoftimi dhe diskutimi i Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit për zbatimin e rekomandimeve të ZKA.
• Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për aplikim të KQZ-së, për postin e Zëvendës Kryesuesit të AWEB-it.
– Shqyrtimi dhe miratimi i letrës së Qëllimit për themelimin e Asociacionit Pan Evropian të Zgjedhjeve.
– Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në Konferencën e 19-të Evropiane e Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve me temën: “Inteligjenca artificiale dhe integriteti i zgjedhjeve”.
– Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Letoni që, mbahen më 1 tetor 2022.
6. Të ndryshme.