Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me humanisitin Halil Kastrati iu kanë kumtuar lajmin 5 familjeve në nevojë për ndërtimin e shtëpive.
Postimi në Facebook:
🏠 Për bajram gëzuam 5 familje – duke iu kumtuar lajmin për ndërtimin e shtëpive
Në prag të festës së Kurban Bajramit, bashkë me hoxhën Halil Kastrati ua kumtuam lajmin 2 familjeve në Dumnicë të Poshtme dhe në periferi të qytetit për ndërtimin e shtëpive nga memorandumi i bashkëpunimit që kemi si komunë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Për shkak të agjendës së ngjeshur unë u detyrova të kthehem në zyre, kurse hoxha bashkë me komisionin ka vazhduar për t’ju kumtuar lajmin e mirë edhe 3 familjeve të tjera në zonat tjera.
U jemi shumë falënderues të gjithë donatorëve për ndihmat dhe kontributin!