Partia Guxo ia ka uruar popullit dhe shtetit francez ditën e tyre kombëtare.
Në njoftimin e lëshuar e kanë falënderuar Francën për kontributin e dhënë ndaj Kosovës.
“Si sot, më 14 Korrik 1789 gjatë revolucionit francez, zunë vend në jehonat e popullit francez tri thirrjet që do bëheshin bazament i vlerave të shoqërisë demokratike. Nga ky mësim francez u frymëzuam dhe ne me sloganin e viteve të 90’ Liri, Pavarësi, Demokraci”.
“Më 14 Korrik 1789 filloi Revolucioni Francez përmes lirimit të të burgosurve politik që mbaheshin në Burgun Kështjellë të Bastilles duke shënuar kështu fillimin e mbarimit të regjimit të monarkisë dhe fillimin e Republikës”.
“Lista Guxo i uron popullit dhe shtetit Francez ditën e tyre Kombëtare duke falënderuar Francën për kontributin e vazhdueshëm që jep në Kosovë në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor”, thuhet në njoftim.