Një lokal në Shtime ka faturuar tre feferona për 1.50 euro.
Këtë e ka treguar për median një lexuese e cila e ka dërguar edhe faturën.
Në faturë, shihet se lokali në fjalë ka futur për pagesë edhe feferonat të cilët çdo herë janë shërbyer pa pagesë.
Kujtojmë që rritja e çmimeve në përgjithësi ka pësuar ndryshime të mëdha dhe paknaqësi tek qytetarët.