Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të  parashikimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë.

“Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe këshillat e IKShPK-së dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat