Kryetair i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, te Muri i Pikëllimit në këtë qytet, sot kanë nderuar fillimin e luftimeve për Rahovecin, si dhe kanë kujtuar martirët dhe dëshmorin e parë të Epopesë së Rahovecit të korrikut 1998, Avdullah Bugari.
Latifi ka shkruar në Facebook se Avdullahu do të kujtohet përgjithmonë si një veprimtar i organizuar në lëvizjen tonë të fshehtë për liri, gjithashtu për trimërinë e treguar në luftë.
“Ai ishte shembull frymëzimi për ushtarët e UÇK-së dhe mbetet frymëzim atdhedashurie për të gjithë, sot dhe gjithmonë.
Lavdi dhe nderime për jetë të jetëve veprës atdhetare të Avdullah Bugarit. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai.