Bulliqi thotë se po pastrohen rrugët deri në Merdar, u uron mirëseardhje mërgimtarëve

Kosova

Bulliqi thotë se po pastrohen rrugët deri në Merdar, u uron mirëseardhje mërgimtarëve

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 23:12
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sonte Pikë Kalimin Kufitar në Merdar.

Ai ka thënë se pastrimi i rrugëve është bërë deri në këtë pikë, derisa u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.

“Jemi te kufiri në Merdar për pastrimin e rrugëve në hyrje daljet e kufirit. Bashkatdhetarëve tanë iu urojmë mirëseardhje në atdhe dhe ju dëshirojmë pushime të këndshme”, shkruan ai.

Ndryshe, siç thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht në Merdar nuk ka pritje të gjata për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat