Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e doktor Nesim Miftari.
Dr. Nesim Miftari ishte mjek i mjekësisë së përgjithshme, i lindur në Bresanë.
“Në vitin 1984 kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Dr. Miftari për vite me radhë punoi në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, si mjek i përgjithshëm.