Kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka thënë se raportet mes tij dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës janë korrekte.
Idrizi ka treguar disa projekte të cilat do të realizohen në bashkëpunim me pushtetin qendror.
“Me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal e kemi një projekt të përbashkët, bashkëfinancim ku ministria participon me 120 mijë euro, kurse ne participojmë me 45 mijë euro. Është një shëtitore përgjatë lumit Sitnica.
Ndërkaq me Ministrinë e Bujqësisë e kemi marrë një grant në vlerë prej 196 mijë eurosh që do të përdorën për zgjerimin e rrjetit për ujitjen e tokave” – tha Idrizi.