Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 1793 raste të reja, andaj edhe numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën prej 8 mijë.
“Aktualisht gjendja me Covid-19 në vendin tonë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik e frikë”, ka theksuar pulmulogu Flamur Marku.
“Për fatin e mirë, tani ka shumë raste që janë vetëm forma të lehta të menaxhueshme, të cilat menaxhohen në mënyrë ambulatore ose në shtëpi siç e ka cekur edhe drejtori dhe ne jemi të informuar se ka mjaft hapësira për momentin, por në rast nevoje do të veprojmë si herët e tjera. Momentalisht është një gjendje stabile dhe nuk ka vend për panik. Sidomos pacientët që janë të vaksinuar, do ta kalojnë në mënyrën më të lehtë të mundshme”, ka thënë Marku .
Në bazë të raporteve dhe pacientëve janë mosha të ndryshme të të prekurve me Covid-19, kemi parë se janë edhe dy foshnje në mesin e të prekurve .
“Ne praktikën tonë të përditshme kemi parë se është mosha e re, sepse edhe ekspozimi dhe mënyra e jetesës është më e afërt për ato mosha që po e bartin më tepër. Edhe fëmijët nuk përjashtohen të preken nga këto forma, por, fatmirësisht moshat e reja përveç kur kanë ndonjë komplikim, përndryshe ato po e kalojnë më lehtë, por kur po preken moshat më të shtyra, risku është më i madh”, tha ai.
Në pyetjen se a ka nevojë për izolim dy javë, apo jo, doktori u shpreh se sipas IKSHPK-së janë pesë ditë të obligueshme.