Në varrezat e fshatit Kelmend, minatorët e Trepçës shkuan me një kurorë lulesh.
Me të ata e nderuan, njërin prej shefave më jetëgjatë në menaxhim të Trepçës, Shyqyri Kelmendin, i cili po varroset në fshatin e lindjes, pasi vdiq të martën mbrëma.
Vdekja e njërit prej njohësve më të mirë të mineralogjisë e metalurgjisë në Kosovë, pos familjarëve, mërziti edhe bashkëpunëtorët e tij.
Kelmendi, që vdiq në moshën 74 vjeçare dha kontribut të madh edhe në edukim.