Komandanti i zjarrfikësve: Zjarret në Vushtrri ishin të qëllimshme

Kosova

Komandanti i zjarrfikësve: Zjarret në Vushtrri ishin të qëllimshme

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:31
Fadil Hyseni

Komandanti i zjarrfikësve në komunën e Vushtrrisë, Fadil Hyseni, ka folur në lidhje me zjarret që kanë ndodhur në fshatrat e kësaj komune gjatë ditës së djeshme.

Hyseni theksoi se këto zjarre i konsideron si të qëllimshme.

“Faktikisht këto zjarre nuk është e drejtë të them, por këto janë zjarre janë të qëllimshme, nuk ka të bëj, që zjarri të shkaktohet, ndodh zjarri me ndodh aksidentalisht, Në situatën e djeshme, i quaj zjarre të qëllimshme”, potencoi Hyseni në Info Magazinë.

Ai potencoi se vetëm brenda një termini, kanë pasur gjashtë zjarre të lajmëruara.

“Dje ka qenë jo një ditë e rëndomtë,  na u kanë shfaq disa zjarre, në një termin brenda 30 minutave i kemi pasur gjashtë zjarre të lajmëruara, kështu që i kemi mobilizuar të gjitha ekipet tona, ka qenë prezent edhe policia e Kosovës”, theksoi Hyseni.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga njësitet tjera, kemi pasë edhe ekipet nga Mitrovica që kanë marrë pjesë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat