​KRU “Prishtina” nga nesër nis shkyçjen e kategorive të bizneseve

Kosova

​KRU “Prishtina” nga nesër nis shkyçjen e kategorive të bizneseve

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:47
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, duke filluar nga data 25 korrik, do të fillojë shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për bizneset që nuk kanë paguar faturat e ujit.

Sipas KRU “Prishtina”, borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro ( mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha).

“Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve. Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme.

Po ashtu, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr.06 / L-074, Neni. 314 konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat