Ngjarjet e datës 25 korrik 2022
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Aktet Juridike, shqyrton Raportin e mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton me Eva Högl, Komisionere Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe Reinhold Robbe ish Komisioner, lidhur me procesin legjislativ për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)